Durrësi. Eshtë qyteti i dytë i Shqipërisë për nga madhësia dhe njëkohësisht porti më i madh dhe më i rëndësishem i vëndit. Durresi eshte nje prej qyteteve me te vjetra te Shqiperise me nje histori te gjate. Durresi eshte themeluar ne vitin 627 B.C prej kolonisteve te ardhur nga Korkyra dhe Korinthi mbi trojet e fisit ilir te Taulamteve. Fillimisht ai eshte njohur me emrin Epidamnus dhe me pas Dyhrrahium (sipas mitologjise i nipi i Epidamnit). Me pas Durresi shndërrohet ne seli te mbeterve ilire taulante, Glauk dhe me pas I te bijve te tij Monunit dhe Mytilit. Eshte per tu permendur fakti qe Durresi kishte kushtetuten e vet ne vitin 314 B.C. qyteti u pushtua nga Kasandri i Maqedonise ndersa ne vitin 229 B.C. ai u pushtua nga romaket. Gjate sundimit romak aty u ndertuan amfitheatri, ujesjellesi etj.
Mbas renies se perandorise romake Durresi njohu dyndjet barbare siç ishin ato te Alarikut te visigoteve ne viti 40 dhe me pas te Valamirit te ostrogoteve. Gjate periudhes se perandorit bizantin Anastas me origjine nga Durresi ne qytet u ndertuan shume tempuj, hipodromi dhe mure te shumte. Gjate shekujve 7 – 12 ai ishte porti me i rendesihem I Adriatikut lindor.
Ne vitin 1368 qyteti ran ne ndikimin e princit shqiptar Karl Topia i cili u deturua qe ne vitn 1386 t’ia lere qytetin Venedikut. Keta te fundit e mbajten qytetin per 108 vjet. Ne vitn 1501 Durresi u pushtua nga otomanet. Mbas ketij akti qyteti filloi te bjere dhe te humbas rendesine. Ne prag te pavaresise kombetar qyteti u pushtua nga serbet te cilet u larguan prej andej ne maj 1913. Per fat te keq gjate terheqjes ata grabiten shume vlera te rralla arkeologjike qe sot gjenden te ekspozuara ne muzeume te Beogradit.
Sot qyteti i Durresit perben plazhin me te madh dhe me popullor te vendit, ranor dhe i ceket, fakt i cili e ben mjaft te preferuar per pushimet e familiareve dhe femijeve.
Ne qytet gjenden objete maft te rendesishme te cilat perbejne potenciale mjaft te favorshme per turizmin kulturor sic jane Amfitheatri i Durresit, forumi bizantin, muzeu arkeologjik ku jane te paraqitura periudhat greke dhe romake, torra Veneziane, xhamia e Fatihut, Monumenti i Resistences i cili i dedikohet luftes se armatosur kuder pushtuimit fashist nga Italia ne 7 Prill 1939, Muzeu Etnografik etj. Qyteti nepermejt porti lidhet ne tragete me qytetet Italiane te Barit, Ankones dhe Triestes.