Është një prej qyteteve më historike të Shqipërisë. Ajo ndodhet në një distancë të afërt nga kryeqyteti, vetëm 32 km larg. Emri dhe rëndesia e Krujës lidhet me veprën dhe aktivitetin 25 vjeçar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skëndërbeu) i cili, gjatë periudhës së mesjetës në shek e XVI e shndërroi Krujën dhe kështjellën e saj në një pikë të papërkulur rezistencë ndaj rrezikut Osman dhe duke e bërë atë të njohur dhe të famshme në të gjitha kancelaritë diplomatike të Europës.
Emri i Krujës rrjedh nga fjala shqipe “krua”. Në periudhën bizantine ajo përmendet si një qëndër peshkopale . Rreth vitit 1190 aty u krijua i pari shtet feudal shqiptar. Më vonë ajo kaloi nën sundimin e familjes feudale shqiptare të Topiajve. Pushtimi i parë ottoman ndodhi në 1396 por ata u terhoqën për 20 vjet . Në 1430 ajo u kthye në qëndër të kryegritjes Shqiptare të udhëhequr nga Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbut. Periudha më e lavdishme fillon në 28 Nëntorin e vitit 1443 kur kalaja e Krujës u morr në kontrollin e Gjergj Kastriotit, i cili organizoi rezistencën e gjatë anti-ottomane. Që nga kjo periudhë Kruja nën udhëheqjen e Skënderbeut theu tre rrethime të saj nga ottomanet në 1450, 1457 dhe 1466. Vetem 10 vjet mbas vdekjes së Skënderbeut në 1478 otomanët pushtuan kalanë dhe shkatërruan qytetin. Ata e quajtën Krujën Akcahisar (fortesë e bardhë). Pjesa e popullsisë që mbeti u kthye në myslimane. Sot qyteti ngrihet në shpatin e malit të Krujës në një lartësi prej afro 600 metrash mbi nivelin e detit, duke poseduar një pamje panoramike. Nga qyteti i Krujës shikohet qartë deti Adriatik.
Kalaja e Krujës dhe Muzeu Gjergj Kastrioti është objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V-VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash . Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë në veri – lindje ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalane e Petrelës dhe Durrësin. Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës. Muzeu është përuruar në vitin 1982. Krahas stendave që shpjegojnë veprimtarinë e Skënderbeur në museum ndodhen edhe bibloteka, dokumente dhe botime që lidhen me figurën e Skënderbeut. Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si harqe guri, piktura në xham etj. Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë. Në perëndim të kështjellës ruhet edhe hamami i shek XV.