Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe njëkohësisht qendra më e madhe politike, ekonomike dhe kulturore e vendit. Ajo ndodhet në një pozicion mjaft të favorshëm në qëndër të vendit e vendosur në një lartesi prej 113 metrash mbi nivelin e detit. Në perëndim deti Adriatik dhe plazhi me i madh dhe popullor i Durrësit janë vetem 32 km larg, ndërsa në lindje Mali I Dajtit 1612 metra i lartë është vetëm 26 km larg.
Si qytet Tirana është relativisht e re. Ajo është themeluar në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, një feudal vendas I cili në këtë periudhë në vendin ku sot ndodhet monumenti i “Partizanit të Panjohur” ndërtoi një xhami, një haman dhe një furrë të cilat ishin edhe objektet e para të qytetit të ri. Në vitin 1816 qyteti ra në dorë të familjes së Toptanëve.
Ngjarja më e rendesishme për Tiranën është 11 Shkurti i vitin 1920, kur Kongresi i Lushnjes e shpalli atë kryeqytet provizor të Shqipërisë, statusin definitiv të së cilit Tirana do të fitonte në 1925. Mbas këtij akti qyteti pati një rritje të vazhdueshme e cila vazhdon dheka marrë hov sidomos pas viteve 90.
Qëndra e Tiranës është projektuar nga arkitekte të njohur italiane të periudhës së Musolinit. Bulevardi i madh i Tiranës “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930, ndërsa sheshi qëndror “Skëndërbej” gjatë viteve 1928 -1929. Në vitin 1968 në kuadër të 500 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar është vendosur monumenti i tij. Në vitin 1988 në sheshin Skëndërbej u vendos edhe monumenti i diktatorit Stalinist Enver Hoxha, por ai u rrëzua në 20 Shkurt 1991 nga studentët dhe populli i Tiranës.
Në Tiranë ndodhen institucione të tilla si Pallati i Kongreseve, Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës, Pallati i Kulturës me Teatrin e Operas dhe Baletit, Sky – Tower etj. si dhe godinat qeveritare të Këshillit të Ministrave, Presidencës dhe Parlamentit.
Krahas Parkut të madh në jug – lindje të qytetit Tirana ka edhe disa parqe të tjerë si ai Rinia, parku pranë Parlamentit, pranë presidences etj.
Tirana është qëndra kryesore në Shqiperi për organizmin e konventave, konferencave e seminareve.