Oferta turistike në Shqipëri

Shqiperia ndodhet ne Europen Juglindore dhe shtrihet pergjate brigjeve Adriatik dhe Jon, me nje siperfaqe prej 28.748 m2 dhe popullsi prej 3.300.000 banore, zotron nje the sar te cmuar te natyres se mrekullueshme dhe historise arkeologjike dhe cultures me nje pasuri mbreselenese.

Shqiperia ndodhet ne Europen Juglindore dhe shtrihet pergjate brigjeve Adriatik dhe Jon, me nje siperfaqe prej 28.748m2 dhe popullsi prej 3.300.000 banore, zotron nje the sar te cmuar te natyres se mrekullueshme dhe historise arkeologjike dhe cultures me nje pasuri mbreselenese.
Shqiperia me klimen e ngrohte, e karakterizuar nga vere e nxehte dhe dimer pergjithesisht te bute me shira te shumte, paraqet nje flore dhe faun terheqese, nje panorame sensacionale arkitektonike, Alpe perrallore, lumenj dhe liqene te bukura, bregdet spektakolar prej 140km ne dy zonat e ndarjes se detit Adratik dhe Jon. Adriatiku me uje te kthjellet dhe plazhe te gjata ranor ne Velipoj.Shen Gjin, Golem, Divjake, Vlore.
Ndersa bregdeti Jon 150km I gjate mund te pershkruhet thjesht si mrekulli:plazhet jane te vegjel dhe shkembore, uji eshte i thelle qe ne breg. Agrumet dhe ullinjte dominojne gjithe relievin duke i dhene nje bukuri klasike mesdhetare.
Zonat malore te shtrira kudo Shiperise me reliev me thyerje te bukura te kodrave dhe maleve madheshtore si, Korabi, Valbona, Thethi, Dardha, Voskopoja, Tomorri, Cika si dhe parqeve Kombetare si Llogaraja, Dajti, Bozdoveci jane te jashtezakonshme me pyje fantastike, lumenj befasues, shpella karakteristike dhe ujore per t’u eksploruar, pista natyrale per ski dhe shkembinj per t’u ngjitur. Liqenet e vegjel dhe te medhenj te Ohrit, Shkodres, Shirokes dhe Zogaj, Prespes me plazhe shkembore dhe ranore, si dhe 12 liqenet ekzotike te Lures ofrojne nje panorama terheqese dhe vende te kend shme, jo vetem per banjo dielli.
Nje thesar i tille pasurish qe Shqiperia zoteron e ben nje vend me bukuri terheqese te shume alternativave interesante qe cdo vizitor do te donte t’i shijonte. Nje vend ku jeta e lashte dhe moderne nderthuren, duke nderthurur hijeshine e te kaluares dhe forcen e te ardhmes.


Turizmi alpin

Relievi I thyer malor ofron alternativa të larmishme të eksperiencave të papërsëritshme, sfida elektrizuese për të përjetuar një aventurë të vërtetë dhe pushime dinamike. Paketat tona fokusohen në përfshirjen e interesit të veçantë:

  • Ngjitje malore
  • Çiklizëm malor ekstrem
  • Vizita në shpella malore
  • Ngjitje në shkëmbinjtë malorë
  • Vizite ne Parqet Kombetare
  • Ekspedita për Florën dhe Faunën

Çmimi për person: €

së shpejti

më tepër...

Turizmi kulturor dhe historik

Gjurmet e ngjarjeve te rendesishme historike jane nje shtyse per t’u shijuar.ky vend zoteron pasuri te mrekullueshme kulturore . paketat tona ofronje vizita dhe shpjegime ne:

  • Folklor
  • Muzeume në zona të ndryshme
  • Muzikë dhe vallëzim tradicional shqiptar
  • Sitet dhe vendet historike

Çmimi për person: €

së shpejti

më tepër...

Turizmi në thesaret arkeologjike

Thesaret e siteve arkeologjike jane me shume se te mrekullueshme. Te vendosura ne zona shume te vecanta te bukurise shqiptare ato mbanje nje pasuri te pabesueshme te rendesishme te historise, artit, kultures, zhvillimit social dhe poltik te kohes.

  • Vizita në sitet arkeologjike
  • Vizita në kështjella dhe kala
  • Vizita në manastire, kisha dhe vende të shenjta
  • Vizita në xhami dhe objekte të kultit musliman

Çmimi për person: €

së shpejti

më tepër...

Turizmi në mrekullitë e detit

Të gjitha llojet e natyres, në një vend. Në Jug të Shqipërisë mund të gjesh teksa bashkëjetojnë, malin, detin, liqenin, kodren dhe fushën sëbashku. Pikërisht në momentin kur mendon se je në majën më të thepisur të malit, dhe sikur je rrethuar prej këtij të fundit, si me magji të shfaqet mrekullia e pafundme që mban emrin det.

  • Udhëtime me varkë dhe skafe
  • Zhytje
  • Flaneri i detit: mrekullitë e florës dhe faunës nënujore
  • Arkeologjia detare nënujore
  • Vizita në shpellat karstike detare
  • Vizita në lagunat dhe zogjtë ujorë
  • Peshkim

Çmimi për person: €

së shpejti

më tepër...

Turizmi në sportet e fantazisë

Industria e turizmit sportiv përbëhet nga shumë format të ndryshme e turizmit individual dhe në grupe aktivitetesh si ngjitje malore, hipizëm, çiklizëm ekstrem, Scuba diving, tenis, birding, hedhje me parashutë, gjuetia dhe peshkimi.

  • Hedhje me parashutë
  • Fluturim me balonë
  • Udhëtime me makina të veçanta
  • Udhëtime me biçiklttë ekstreme
  • Hipizëm
  • Scuba diving
  • Peshkim

Çmimi për person: €

së shpejti

më tepër...

Turizmi i bukurisë dhe shëndetit

Në Shqipëri ka shumë vende me ujra termale ose siç quhen ndryshe "Llixha", si në Dibër, Elbasan, Fushëkrujë, Përmet etj. Përtej këtyre Shqipëria ka edhe mjaft zona me një klimë mjaft të shëndetshme.
Turizmi shëndetësor dhe i bukurisë mund të përkufizohet ndryshe edhe si ofrim i shërbimeve shëndetësore dhe të bukurisë për promovim ofertash shëndetësore apo diagnostikim në qendrat shqiptare.

  • Ujra kurative termale - Llixha
  • Hoteleri në zona klimaterike
  • Fizioterapi termale
  • Kujdes shëndetësor
  • Shërbime të bukurisë - SPA

Çmimi për person: €

së shpejti

më tepër...
Shqip